Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për Klan M tha se partia e tij në këto zgjedhje ka arritur sukses të pritshëm.
”Partia Demokratike Shqiptare kishte rezultat fantastik në këto zgjedhje për këshillin e komunës, dhe tani pres një kthesë të fuqishme në skenën politike të PDSH-së”
Në pyetjen e moderatores se a do të dorëhiqet Menduh Thaçi si Ziadin Sela?
Kreu i PDSH-së tha se ai nuk do të tërhiqet pasiqë ka rezultat pozitiv dhe dita ditës partia e tij po ngrihet. /KlanMacedonia/