NË KUVEND PËRGATITEN NDRYSHIME LIGJORE QË DUHET T`I SHPËTOJNË QYTETARËT NGA BURGU
Në Kuvend është dorëzuar propozimligji për amnisti me procedurë të shkurtuar. Ligji parasheh t`i amnistojë qytetarët e kategorisë sociale që kishin shkelur orën policore gjatë pandemisë. Për shkak se ligji propozohet nga deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare pritet që I njëjti shumë shpejt t`i kalojë filtrat kuvendore.
Me kërkesë të OJQ-ve, në Kuvend po përgatiten ndryshime ligjore që duhet t`i shpëtojnë nga burgu qytetarët që kanë shkelur orën policore gjatë pandemisë. Sipas ligjeve ekzistuese, sic njofton KlanM, qytetarët që nuk kanë paguar dënimin me të holla, duhet të vuajnë dënim me burg. Por, me këtë propozim, burgu do t`u zëvendësohet me dënim me kusht.
Me kërkesë të deputetëve Snezhana Kaleska – Vançeva nga LSDM-ja, Panço Minov nga GROM, Syrija Rashidi nga ASH-ja dhe Arta Bilalli – Zendeli nga BDI-ja, në Kuvend, sic njofton KlanM, është dorëzuar propozimligji për amnisti ku kërkohet që miratimi të bëhet me procedurë të shkurtuar.
ZGJIDHJA LIGJORE E DORËZUAR NË KUVEND
“Qëllimi për të cilën dorëzohet ky propozimligj është mundësimi i masës alternative – dënim me kusht të kryerësve të veprave penale “Transmetimin e sëmundjes ngjitëse” dhe “Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga Kodi Penal, që janë kryer gjatë situatës së jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë me COVID-19”
Në Maqedoninë e Veriut, situata e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me COVID-19 ishte shpallur më 18 Mars 2020 në periudhë prej 30 ditëve dhe u vazhdua deri 22 Qershor 2020.
Ndryshe siç thuhet në propozimligjin, nga 01 Janari deri më 30 Qershor 2020, në Gjykatën Themelore Penale Shkup, nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, janë dorëzuar 967 fletë-arreste penale.
1.223 persona janë dënuar me gjobë prej 123.000 denarë. Për shkak të mos pagesës së gjobës, sic njofton KlanM, Gjykata Themelore Penale ka nxjerrë 280 vendime zëvendësuese, me të cilat gjoba është zëvendësuar me dënim me burg për 280 persona. Pas të njëjtave vendime janë dhënë 205 akte referimi për vuajtje të dënimit me burg.
Kundër kësaj dukurie kishin reaguar nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Shoqata e Juristëve të rinj, duke kërkuar që ligji për amnisti të miratohet sa më shpejtë. /KlanMacedonia/