Përmbytje në Brazil, të paktën 30 viktima

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka goditur jugun e Brazilit.

Bilanci tragjik është rrjedhojë e shembjes së një dige pas ditësh ku pati reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje.

Rreth 15,000 banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e shtuna në shtetin Rio Grande do Sul ndërsa të paktën 500,000 njerëz janë pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Urat janë shkatërruar dhe shumë akse rrugore janë mbyllur ndërsa shumë qytete kanë mbetur pa shërbime telefonike ose interneti.

Në disa zona, përmbytjet janë aq të rënda sa helikopterët nuk kanë mundur të ulen për të shpëtuar të bllokuarit. Situata ka detyruar autoritet braziliane të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva ka vizituar rajonin e prekur dhe duke premtuar ndihmë nga qeveria.

Mot të keq ka patur edhe në Evropë konkretisht në Gjermani. Reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar disa akse rrugore ndërsa janë mbyllur edhe disa linja hekurudhore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share