Arrestimi i sigurimit të Mickoskit/ Toshkovski: Hetimi do të zbardhë se si i mori dokumentet sekrete

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk ka dhënë përgjigje konkrete se çfarë dokumentesh posedon truproja e kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili përfundoi në paraburgim në burgun e Shutkës.Pyetja se kush ia dha dokumentet mbeti pa përgjigje, duke qenë se personi nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me sekretet zyrtare.

Sipas Toshkovskit, këtë do të duhet ta dëshmojë hetimi. Bëhet e ditur se Angel Saramandov është denoncuar, ndërsa për ndjekjen penale të krimit të organizuar ka vepruar Kontrolli i Brendshëm dhe Prokuroria, tha Toshkovski.

PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Ndaj kriminelëve nga radhët e MPB-së janë paraqitur shumë kallëzime penale. Njësoj është edhe në këtë rast. Departamenti i kontrollit të brendshëm e ka njoftuar prokurorin publik kompetent, i cili është pajtuar dhe ka urdhëruar që veprimet të kryhen po atë mbrëmje. Janë kryer disa kontrolle, janë gjetur prova në lidhje me veprën e kryer”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se të gjithë në MPB mërziten kur shohin se pas uniformës fshihet një kriminel, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se a është mërzitur kur ka marrë vesh se një roje sigurie nga MPB-ja ka bërë një akt të tillë – zbulimin e një sekreti zyrtar.

Me këtë rast, siç tha ai, Ministria e Brendshme tregon se po lufton pa dallim kriminelët në radhët e saj.

“Dua t’u them të gjithë atyre keqdashës dhe tradhtarëve të racës së tyre, duke pasur parasysh kriminelët në MPB, se kundër tyre do të luftojmë pa dallim dhe pa kompromis. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një forcë policore që do t’i mbrojë, jo një polici që do t’i zhvasë”, shtoi ministri i Brendshëm.

Para disa ditësh është arrestuar një polic dhe anëtar i ekipit të sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i dyshuar për dhënie të sekreteve zyrtare palëve të treta. Ky është Angel Saramakov nga Velesi, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


Lexo gjithashtu
Total
0
Share