Gjykimi për rastin “Vanja”/ Rrëfimi i Vllatko Keshishevit – dëshmoi si u krye krimi!

I pandehuri i parë Ljupço Palevski – Palço, u largua nga gjykata për të të dëshmuar Vllatko Keshishev pasi ky I fundit kishte frikë të flas në prezencë të tij për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçeska nga Shkupi dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Keshishev deklaroi se i njihte të gjithë të akuzuarit, përveç Aleksandar Gjorçevskit, babait të Vanjës, të cilin pretendon se e ka parë për herë të parë në gjykatë.

Në dëshminë e tij, Keshishev ka pranuar se ai dhe Velibor Manev kishin qenë të angazhuar në hapjen e një gropë në afërsi të Velesit.

Sipas tij, ai mendoi se po kërkonin ar dhe nuk ishte në dijeni të qëllimit të vërtetë.

“Askush nuk tha asgjë derisa mbërritëm në vend,” tha Keshishev gjatë dëshmisë. Ai gjithashtu rëfeu se Palco e kishte paralajmëruar që të qëndronte pak më larg se vendi ku është bërë vrasja e Vanjës.

VLATKO KESHISHEV – I AKUZUAR, DËSHMITAR

Nuk e di se për çfarë folën, isha larg. Herën e fundit kur u ktheva, Palço mbante një pistoletë në dorë. Dukej qartë, isha 20 metra larg. U ktheva për të parë drejt rrugës për t’u siguruar që askush nuk po vinte dhe dëgjova një të shtënë, një zhurmë kërcitëse, por disi e shurdhër. Në fund më thirrën që të shpejtoj që trupi të varrosej. Nuk e pashë trupin sepse ishte tashmë i mbuluar me dhe. Mbuluam gjithçka në një kohë të shkurtër, gjetëm karrige, batanije dhe i hodhëm sipër që të dukej si vend për pleh. Palço fshiu lopatën dhe kazmën me ËD-40. I futi në “kangu”. Bore dhe unë u futëm pas dhe Veljo ishte para nesh në Citroen. Ne dolëm në asfalt në drejtim të Brazhdës dhe pas 500 metrash më tha të hap derën dhe të hedh lopatën dhe të mbledh  manaferra buzë rrugës. I hodha dhe vazhduam drejt vendit ku ishte dashur t’i vihej zjarri Citroen-it”, tha Keshishev.

Kur e kuptuan se bëheshtje fjalër për një vajzë- pyeti avokati?

VLATKO KESHISHEV – I AKUZUAR, DËSHMITAR

– Kur u kthyem në seli. Menjëherë pas kësaj Velibor dhe Bore janë nisur për në Veles, ndërsa Palço ka qëndruar në studio. Shkova në kuzhinë për të bërë kafe dhe pashë në Facebook që po kërkonin një fëmijë. Hyra në studio dhe i tregova foton e fëmijës në telefon dhe Palço nuk më ktheu përgjigje. E pyeta se çfarë ishte kjo dhe ai nuk më përgjigjej. U tërhoqa në kuzhinë. Nuk folëm për asgjë për disa ditë, e kaloja kohën në kuzhinë. Nuk e kuptova se çfarë dhe si ndodhi. Nuk kishte asnjë përgjigje nga ai, nuk foli, nuk pyeta. Më mjaftoi të shihja foton e fëmijës”, tha Keshishev.

Pas përfundimit të dëshmisë së Keshishevit, është paraparë të dëshmojnë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Më 27 dhe 24 nëntor Vanja dhe banori i Velesit Pançe u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share