Një hetim i plotë, transparent, i paanshëm pa selektivitet është e para nga 11 kërkesat e platformës së shoqërisë civile për të luftuar korrupsionin.
Në konferencën e sotme për media, “Platforma” theksoi se zjarri tragjik në Koçan vetëm sa konfirmoi se korrupsioni në Maqedoni është kërcënim për jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe duhet të ndërmerren masa aktive për luftimin e tij.
Platforma kërkon gjithashtu reformën e politikës penale, llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për procesin e licencimit, kontrolle reale dhe jo thelbësore në terren, por më e rëndësishmja, një hetim pa kriter dhe gjithëpërfshirës.
SNEZHANA KAMILOVSKA TRPOVSKA
Për fat të këq pas fatkeqësisë së Llaskarcës, Besa Trans dhe Zjarrit në Spitalin modular në Tetovë duhej të ndodh edhe Zjarri në Koçan për të na kujtuar edhe një herë se sistemi i korruptuar merr jetë.
Ndërsa Avramovski nga koalicioni Të gjithë për Gjykime të Drejtë” shtoi.
DARKO AVRAMOVSKI
Këtë herë presim që Prokuroria Publike të kryej një hetim të plotë dhe të pavarur dhe profesional për të involvuarit që duhet të mbajnë përgjegjësi.
Zyrtarët që kryejnë Inspekcionet dhe që ndajnë licenaca nuk janë mjaftueshëm të kontrolluara dhe presim që do të rriten kontrollet e ndarjes së licencave.
NISHA POPOVIQ
Ne konsiderojmë të nevojshme inspektim topografik të objekteve në teren dhe presim që do të identifikohet marrëveshje korekte dhe jo vetëm formale.
Nga Platforma konsiderojnë se kërkesat e tyre janë hapa bazë drejtë krijimi të një shteti në të cilën qytetarët do të ndihen të sigurt. Në javët ne vijim do të përgatitet Libri i Bardhë për kërkesat e papërmbushura për reforma sistematike, thonë nga kjo organizatë qytetare.