Në një aksident trafiku në Bulevardin “Aradhat Partizane” mbrëmë ka humbur jetën një vajzë njëzet e dy vjeçare. Ajo është përplasur nga një veturë e drejtuar nga një djalë njëzet vjeçar.
Nga përplasja, siç njofton Prokuroria Publike vajza ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu është ndaluar edhe drejtuesi i makinës Peugeot, 20 vjeç dhe për të është lëshuar urdhër për testimin e gjakut dhe urinës.
Nga MPB njoftojnë se drejtuesit të “Peugeot” i është hequr liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në bulevardin “Aradhat Partizane” ndodh një aksident trafiku me pasoja të rënda. Tre vite më parë, pra më 20 janar 2022, në bulevard humbi jetën një vajzë 24-vjeçare nga Radovishi, ndërsa një djalë që ishte me të u plagos”.