Që nga nesër përfundon masa me të cilën gjatë muajit të kaluar mbi 1100 produkte u shitën me çmime 10 për qind më të lira.
Autoritetet shpresojnë se tregtarët nga nesër nuk do t’i rrisin çmimet e produkteve bazë ushqimore.
Pas thirrjeve nga qeveria para Vitit të Ri, tregtarët me iniciativë vetjake shtuan edhe 30 deri në 50 produkte në shportë dhe ulën çmimet e vajit, vezëve, orizit, sheqerit, mishit dhe produkteve të mishit.
Qeveria, që nga fillimi i marsit, paralajmëron masa të ngjashme me çmime të ulura për Ramazan, dhe nga mesi i prillit edhe për festat e Pashkëve.