Ky është konkluzioni i nxjerrë nga grupi hetimor, i cili ndonëse nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, burime brenda tij thonë se pikërisht ky qytet, Rrësheni, është çelësi i fillimit të këtij konflikti, i cili deri më tani ka regjistruar 9 atentate me 6 persona të vrarë.
Kristian Marku, doli në skenë në mars të vitit 2023, kur në Rrëshen pati të shtëna me armë zjarri në drejtim Saimir Reçit, ndonëse nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë.
Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Në shtator 2020 iu bë atentat me tritol në automjet Preng ose Tonin Gjinit, ngjarje që shënoi të plagosurin e radhës pas disa atentateve në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri.
Në datë 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen nga dy persona të armatosur.
Një vit më pas në 28 prill në Itali u vra Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua.
Viktima e radhës ishte Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest në Itali.
Armando Gjini u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit.
Atentati i radhës ishte ndaj Preng Gjinit, më 16 shtator të vitit 2020, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.
Përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi u bë për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Itali, aty ku ka dyshime se “humbi” një ngarkesë droge me vlerë 3 milionë euro./rtsh