Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare prezanton vallet dhe traditën shqiptare në festivalin në Akaba të Jordanisë

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare i Maqedonisë së Veriut po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë.

 

Në qytetin Akaba, artistët me ftesë nga autoritetet e Akabës mbështetur nga Ministria e Kulturës së Jordanisë, po shfaqin vallet dhe kulturën shqiptare përpara publikut artdashës.

“Kultura shqiptare, vallja shqipe pushtoi Jordaninë ku çdo natë Ansambli po performon në mënyrën më profesionale të mundshme. Vlen të theksohet se për herë të parë vallja shqipe, kultura shqiptare po shfaqet në Mbretërinë e Jordanisë dhe qytetin Akaba”, thonë nga Ansambli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share