TEMPERATURAT E ULTA
Temperaturat e ulëta dhe bora e dendur që mbuloi Shkupin dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë kanë shkaktuar një rritje të konsiderueshme të lëndimeve, kryesisht nga rëniet në akull.
Sipas ortopedëve, numri i personave që kërkojnë trajtim për fraktura është dyfishuar krahasuar me periudhat e tjera të vitit. Ilir Shabani, drejtor i Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Shkup, tha se në periudhën e dimrit, numri i lëndimeve është zakonisht më i lartë, me 30-35% të pacientëve që kërkojnë trajtim për fraktura.
“Zakonisht gjatë stinës së dimirit numri I lëndimeve apo traumave është I rritur. Me statistikat botërore po sidomos edhe në institucionin tonë të ortipedisë dhe traumatologjisë, zakonisht numri është I rritur. Kjo do të thotë se në klinikën time të ortipedisë afër 30 deri 35% janë të kapur krevetet nga frakturat, pra thyerjet që si pasoj e motit të ligë , apo si pasojë e kushteve të tjera klimatike kanë ardhur deri tek lëndimet” – tha Ilir Shabani, drejtor i Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Shkup
Shabani thotë se numri më I madh I pacientëve në këtë spital janë si pasoje e frakturat e kockave të qafës, femurit, krahëve dhe pjesëve të tjera të trupit.
“Pjesë më tepër që lëndohen pacientët dhe që vijnë, vijnë me fraktura të qafës të femurit apo në fjalën popullore të kukut, pjesën e poshtme të dorës, pjesën distale, dmth tek nyja e dorës dhe pjesën e sipërme të krahut dhe pjesën e bushtit korizor, vertebrat apo cofshin ato torakale më së shumti dhe lumbale” – tha Ilir Shabani.
Ndërkohë, hidrometeorologët kanë paralajmëruar se temperaturat do të zbresin më shumë se 10 gradë nën zero në ditët në vijim, duke rritur mundësinë për ngrirje dhe rënien në akull. Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar, veçanërisht për qytetarët që janë të detyruar të dalin jashtë gjatë këtyre kushteve të vështira. /tvklan.mk/