Komisioni Parlamentar për Politike Sociale/ Sela: Nuk heqim dorë nga njerëzit tanë – propozojmë sërish Ilire Dautin!

Stoilkoviqi, Mexhiti, Toshkovski dhe Iseni mbetën në funksione. Në Kuvend, nuk u mbështet interpelanca e Frontit Evropian për funksionarët e qeverisë.

Me sukses doli të jetë vetëm interpelanca për Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Ilire Dauti, që ishte dorëzuar nga “Levica” për shkak të bllokimit të Ligjit për “branitella”.

Por, kjo nuk nënkupton shkarkimin e saj.

Kreu I ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një tubimi partiak në Gostivar, u zotua se, përkundër obstruksioneve, kandidatja për kryetare e këtij komisioni sërish do të jetë Ilire Dauti.

“A e dini se kur kthehet Ilire Dauti, Kryetare e komisonit prap? E para punës, ai e di që këtë e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën. Ne nuk heqim dorë prej njerëzit që I zgjedhim. S`kemi hequr dorë prej Albanit në Bogovinë dhe prej shume njerëzve tjerë. Ilire Dautin e ka zgjedhur aty vota juaj, vota e shqiptarëve. ASH-së dhe ai komision u takon Aleancës për Shqiptarët dhe atë komision në qoftë se duhet ne përsëri të propozojmë kandidat për në atë komision, po e kemi propozuar, është Ilire Dauti prap” – tha Ziadin Sela.

Po në tubimin e Gostivarit, Ilire Dauti, zotohet se sërish do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke potencuar se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e preferuara e pushtetit.

“Të gjithë ata të cilët e bënë të kundërtën e asaj që bëja unë, dje nuk u votuan interpelancat e tyre dhe e vetmja që u shkarkova, isha unë. Imagjinoni sa pastër dhe qartë flet kjo situatë. Pra, ata na treguan dje kushtet se cila duhet t`i plotësojmë ne për të qenë të preferuarit e tyre. E unë po ju them me krenari më të madhe nga këtu. Ndihemi tejmase të lumtur dhe krenarë që nuk ishim as në të kaluarën, nuk ishim as dje dhe nuk do të jemi asnjëherë të zgjedhurit e tyre” – tha Ilire Dauti, ASH.

Ndërkohë, partia “Levica” e cila dorëzoi interperlancën për Ilire Dautinn, përmes një komunikate, pret që të hënën Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të dërgojë kërkesë tek Grupi Parlamentar i Frontit Evropian, për të dhënë propozim se kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin si Kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj.

Sipas “Levicës” nëse kjo nuk ndodh, Komisioni duhet të reagojë dhe ajo duhet të shkarkohet me urgjencë, me qëllim, sic pretendojnë nga “Levica” të zhbllokohet propozimiligji për “branitellat”.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share