Çështja e Ilire Dautit, Gashi: Interpelanca nuk do të thotë automatikisht shkarkim!

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi përmes një statusi ka sqaruar se Ilire Dauti nuk do të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, pavarësisht se për një gjë të tillë votuan 61 deputet të VMRO-së, “ZNAM” dhe “Levicës”, raporton Klan Maqedoni

Sipas Gashit emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Thotë se Kuvendi i RMV-së, mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e integritetit institucional, respektimin e ligjeve, Rregullores, Kushtetutës dhe sigurimin e transparencës.

Reagimi i plotë:

Sqarim lidhur me interpelancën ndaj deputetes Ilire Dauti. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi. Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e integritetit institucional, respektimin e ligjeve, Rregullores, Kushtetutës dhe sigurimin e transparencës në të gjitha procedurat parlamentare. Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut/tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share