Qyra: Paga minimale duhet të arrijë në 500 euro/ Trendafilov: Tri paga minimale nuk mjaftojnë për jetesën

Në debatin e mbrëmshëm në Televizionin Klan Maqedoni, kryetari i Sindikatës së Maqedonisë Slobodan Trendafilov, shprehu shqetësimin e tij lidhur me pagën minimale aktuale prej 22.567 denarësh, duke e konsideruar këtë shumë si të pamjaftueshme për të siguruar kushtet më të nevojshme për mbijetesë. Ai theksoi se tri paga minimale nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shportën minimale të sindikatës.

“Paga minimale sipas ligjit sot është caktuar 22.567 denarë dhe besojmë se kjo është vërtet shumë pak për t’i siguruar vetes kushtet më të nevojshme për mbijetesë, në fund të fundit, për një muaj. Mund të imagjinoni se tre paga minimale aktualisht nuk mbulojnë shportën minimale” – tha Trendafilov.

Federata e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar që paga minimale në vend të jetë të paktën 450 euro, ose rreth 31.500 denarë, duke u bërë thirrje autoriteteve për të përmirësuar kushtet e punëtorëve, përfshirë edhe ata të sektorit publik dhe privat.

Po ashtu, përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, Mendi Qyra, argumentoi se një rritje e pagës minimale është e nevojshme për të mbajtur punëtorët dhe për të përmirësuar kushte pune, duke propozuar që paga minimale të arrijë 500 euro, por me një kusht, kontribulit të paguhet me pagën minimale.

“Ne kemi bërë hulumtime, kemi kërkuar kompanitë, kemi marrë të gjitha rrethanat që do të punojnë për rritjen e pagës. Pse të rriten pagat? Çfarë përfitojmë nga rritja e pagave? Pra duhet të shohim tani sepse tregu ynë i punës tashmë ka 20 mijë punëtorë të kërkuar në sektorin privat, kemi mungesë të punëtorëve dhe për këtë kemi propozuar që paga minimale të jetë 500 euro, që do të thotë 31.500 denarë. kusht që të kontribuojë në rritjen e tyre “Në fakt duhet të rrisim pagën, por kontributet të mbeten në pagën minimale” – thotë kryetari I Odaës Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, Mendi Qyra.

Mendi Qyra shtoi se në vend për një rrogë të majme 1,000 eurosh në Maqedonin e veriut, paga bruto arin në 1.520 euro, që do të thotë se kontribut duhet të paguhet 52%. Ky nivel taksimi është relativisht i lartë, në krahasim me vendet e tjera. Në krahasim, ai përmendi se në Slloveni, sistemi është progresiv, ku përqindja e taksimit është 42% dhe zvogëlohet sa më e lartë të jetë paga, duke shërbyer si një nxitje për rritjen e pagave. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share