Lufta në Gaza vazhdon! Administrata e Biden planifikon t’i shesë 8 miliardë dollarë armë Izraelit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar Kongresin për një shitje të planifikuar të armëve prej 8 miliardë dollarësh në Izrael, ndërsa aleati amerikan po ecën përpara me luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa nga armët në paketë mund të dërgohen përmes stoqeve aktuale të SHBA-së, por shumica do të marrin një vit ose disa vjet për t’u dorëzuar, sipas dy zyrtarëve anonimë amerikanë.

Shitja përfshin raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër kërcënimeve ajrore, predha artilerie 155 mm për shënjestrim me rreze të gjatë, raketa Hellfire AGM-114, bomba dhe armatime të tjera.

Njoftimi jozyrtar për Kongresin nuk është njoftimi përfundimtar përpara një shitjeje. Tani drejtuesit e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve ose Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit mund të rishikojnë paketën.

Administrata e Biden është përballur me kritika me rritjen e numrit të viktimave civile palestineze me demonstratat në kampuset e kolegjeve dhe përpjekjet e pasuksesshme në Kongres për të bllokuar shitjet e armëve ndaj Izraelit.

Administrata Biden ka kërkuar që Izraeli të rrisë ndihmën humanitare në enklavë. Por në nëntor, duke përmendur disa përparime të kufizuara, ajo nuk pranoi të kufizonte transferimet e armëve siç kishte kërcënuar të bënte nëse situata nuk përmirësohej.

Lufta në Rripin e Gazës filloi pas një inkursioni të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1200 njerëz dhe 250 të tjerë u morën si pengje në Gaza.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 45,500 palestinezë janë vrarë, por zyrtarët nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve në raport.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share