Vrasja në Tetovë/ Natë e kobshme e vitit të ri – babai vret të birin!

Vritet një 39 vjeçar në Tetovë. Trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij me plagë në kokë nga arma e zjarrit.

Ngjarja që ka tronditur tetovarët dhe jo vetëm, ka ndodhur në Bllokun 70 në Tetovë.

Policia njoftoi se 39-vjeçari me iniciale S.N, ka jetuar me babanë e tij, i cili kur ka mbërritur ndihma e shpejtë ishte gjetur pa ndjenja dhe menjëherë është transferuar në Urgjencën e Tetovës.

Policia ka konstatuar se vrasjen e ka kryer babai 65-vjeçar me iniciale M.N, pas një zënke fizike me të birin.

Vrasja është kryer me armë gjuetie, natën e vitit të ri më 31 dhjetor. Arma e gjuetisë ishte gjetur afër trupit të pajetë të 39-vjeçarit.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës” – thonë nga SPB Tetovë.

Sipas të dhënave të MPB-së, në vitin 2023 për 27% janë rritur rastet e vrasjeve, krahasuar me vitin 2022.

Ishin kryer 23 vrasje, prej tyre janë zbardhur 21. Dhjetë nga këto vrasje janë kryer me armë zjarri, derisa të tjerët me përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas të dhënave të policisë, 5 nga 23 vrasjet në vitin 2023, janë kryer gjatë dhunës familjare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share