Këshilli Gjyqësor, për të premten më 3 janar, ka thirrur seancën për zgjedhjen e Kryetarit, pas dorëheqjes para një muaji të Vesna Damevës.
Përkundër vërejtjeve të ekspertëve se shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të zgjedhur në Kuvend, është anti-kushtetues, Kryeministri Mickoski, nuk heq dorë nga ky qëllim.
“Si Qeveri nuk do të punojnë diçka që është në kundërshtim të ligjit dhe Kushtetutës, kështu do të jetë edhe në këtë process. Punojmë në interes të qytetarëve konform ligjit dhe Kushtetutës, por paraqiten ekspertë të ashtuquajtur që interpretojnë kështu apo ashtu, por një gjë është e qartë, këtë e thonë qytetarët – se këta njerëz janë me besueshmëri prej 2% dhe nuk e meritojnë pagën që e marrin” – tha Mickoski.
Derisa nga Këshilli Gjyqësor shprehen të bindur se Kuvendi do të veprojë konform dispozitave kushtetuese dhe ligjore, LSDM -ja doli me akuza se me shkarkimin antikushtetues të Këshillit Gjyqësor, Mickoski dëshiron ta kontrollojë gjyqësorin.
“Regjimi definitivisht po kthehet. Mickoski dëshiron ta ketë nën kontroll gjyqësorin. Kjo është shkelje e demokracisë, ndrajes kushtetuese të pushtetit dhe kthim në kohërat e errëta të përdjekjes politie përmes proceseve dhe gjykatësve të kontrolluar. Tërësisht në kundërshtim me të gjitha reformat dhe asaj që Mickoski nënshkroi në planin për rritje vetëm para disa muajve në Bruksel” – thonë nga LSDM.
Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe Ambasadorja amerikane, Anxhela Aggeler. Sipas saj duhet të ekzistojë përgjegjësia dhe procesi të jetë transparent, me qëllim, që sic tha, qytetarët të kuptojnë se çfarë dhe pse po ndodh. /tvklan.mk/