Traileri i sezonit të dytë të serialit “Squid Game” sapo është publikuar në platformën Netflix.
Përveç personazheve kryesore dhe lojtarit 456, i cili kthehet për t’u hakmarrë, sezoni i dytë prezanton edhe personazhe të rinj që luhen nga një kast fantastik aktorësh.
Hëang Dong-hyuk i Koresë, i cili bëri histori kur u bë regjisori i parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin për regjinë më të mirë për një serial dramatik televiziv, është sërish në krye si regjisor, producent dhe skenarist i këtij projekti.
Premiera pritet të nisë më 26 Dhjetor, ndërsa Netflix njoftoi se sezoni i tretë, do të jetë i fundit dhe parashikohet për vitin e ardhshëm.
Netflix njoftoi se “Squid Game” u bë seriali më i ndjekur në historinë e kësaj platforme, që në muajin e parë të shfaqjes.
Klan News