Pranohet ankesa e Listës Serbe, KQZ urdhërohet t’i certifikojë kandidatët e saj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

Në vendimin e lëshuar nga PZAP-ja thuhet se është anuluar njoftimi i KQZ-së nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së.

Gjithashtu thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim.

Tutje thuhet se njoftimi është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, andaj KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share