Rrëzohet avioni në Kazakistan

Një avion pasagjerësh është përplasur në afërsi të qytetit të Aktaut në Kazakistan të mërkurën dhe raportimet fillestare tregojnë se ka të mbijetuar.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Ministria e Emergjencave, e cila tha se shërbimet janë vënë menjëherë në gatishmëri për shuarjen e flakëve.

Agjencitë e lajmeve ruse u shprehën se avioni po fluturonte nga Baku drejt Grozny në Çeçeni të Rusisë, por ndryshoi hartën e veprimit për shkak të mjegullës që kishte zënë qytetin e Groznyt.

Ndërkaq, nuk ka patur ende asnjë koment nga kompania ajrore Azerbajxhan Airlines, lidhur me rrëzimin të avionit, teksa mediat kazake njoftuan se në bord ishin gjithsej 105 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share