Misajlovski: Respektojmë kushtin e NATO-s, 2% të Buxhetit shkojnë për Mbrojtjen!

Është respektuar obligimi për 2% të buxhetit të destinohen për mbrojtjen, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, gjatë brifingut të fundvitit me gazetarët.

“Ky buxhet është 329 milion euro, prej të cilëve 32% ose 106 milionë euro janë për modernizimin dhe për pajimin e armatës. Janë 18 milionë më shumë se vitin e kaluar” – tha Misajlovski.

Ministri Misajlovski potencoi se nuk planifikohet kthimi i afatit ushtarak të obliguar, por paralajmëroi se vitin e ardhshëm në Armatë do të pranohen 300 ushtarë profesionist.

Në kuadër të modernizimit, deri në fund të vitit të ardhshëm pritet finalizimi i furnizimit me automjetet ushtarake JLTV dhe “Striker” nga SHBA-të si dhe furnizimi me sistemet e mbrojtjes “Boran” dhe Mistral”.

Në brifingun me gazetarë u bë fjalë edhe për furnizimin me 8 helikopterët ushtarak të prodhuesit Italian “Lombardi”, që kap shumën e 250 milion eurove.

Në janar 2025 duhet të mbahet takimi me prodhuesin Italian, kurse helikopteri I parë duhet të arrijë në RMV në fund të vitit 2026. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share