Presidenti gjerman bën thirrje për unitet gjatë krishtlindjeve

Presidenti gjerman Frank Uollter Shtenmajër para Krishtlindjeve ka bërë thirrje për unitet në dritën e zhvillimeve të fundit në vend. Ndërkaq autoritetet në Gjermani po vijojnë hetimet pas sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg për të vlerësuar gjithashtu gabimet e sigurisë.

Pas sulmit në Magdeburg, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë së bashku kundër urrejtjes.

“Një hije e errët qëndron mbi këto Krishtlindje. Ju nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj. Njerëzit në të gjithë vendin tonë vajtojnë me ju. Urrejtja dhe dhuna nuk duhet të kenë vend.Të mos lejojmë që të ndahemi. Le të qëndrojmë së bashku” – tha Steinmeier.

Steinmeier diskutoi edhe për zgjedhjet e ardhshme gjermane, të cilat do të zhvillohen në shkurt 2025.

“Ka një pakënaqësi të madhe për politikën, biznesin, burokracitë, për padrejtësinë. Retorike në vendin tonë është bërë më i ashpër, herë pas here armiqësore, në jetën tonë të përditshme.Ka shumë sfida me të cilat duhet të përballemi. Ne duhet të flasim sinqerisht për atë që po shkon keq… Mbi të gjitha, ne duhet të flasim për atë që duhet bërë urgjentisht” – tha ai.

Sipas Steinmeier, kriza në qeverinë gjermane “nuk është fundi i botës”. Ai pati dhe një thirrje të vecantë për të rinjtë që zgjedhin rrugën e tyre në jetë.

Autoritetet në Gjermani po vijojnë hetimet pas sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Autoritetet e drejtësisë ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e këtij sulmi. Autori, Taleb Abdulmohsen, me profesion psikiatër ishte përfaqësues i opozitës në Arabinë Saudite, ndërsa në Gjermani ishte përfshirë në organizata që lehtësojnë procedurat e azilit për shtetasit nga ky vend që përndiqen politikisht. 

Arabia Saudite kishte lajmëruar vazhdimisht policinë gjermane për një sulm të mundshëm nga ky person, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2006.

Qytetarët vijojnë të bëjnë homazhe në vendin e ngjarjes, ndërsa ngrejnë pikëpyetje për reagimin e forcave të sigurisë pas informacioneve nga Arabaia Saudite.

Ndërkaq rreth 4000 njerëz morën pjesë në një tubim të Aleternativës për Gjermaninë në sheshin e katedrales së Magdeburgut ku bashkë-udhëheqësja Alice Ëeidel bëri thirrje për ndryshim. Protestuesit bënë thirrje për deportimin e emigrantëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share