Ahmeti: Mickoski përbuzi vullnetin e shqiptarëve – cënimi i MO-së rrezik, insistojmë për vetting!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, mbajti një fjalim në pritjen tradicionale të fundvitit përpara qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë.

Gjatë vitit që po lëmë pas patëm zgjedhje të pranuara nga të gjithë, por me epilog jo të këndshëm për shqiptarët – tha në mesazhin e fundvitit lideri I BDI-së, Ali Ahmeti,

Ahmeti kritikoi zgjedhjen e Mickovskit, duke thënë se përbuzi vullnetin e shumicës shqiptare dhe të grupeve të tjera etnike, duke sjellë pasoja negative për proceset e rëndësishme për vendin. Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe integrimin në Bashkimin Europian si prioritet të përbashkët.

Ali Ahmeti

“E kam thënë se për BDI-në zgjedhjen që bëri Mickoski nuk ishte e mirë sepse përbuzi vullnetin e shumicës shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Për BDI-në është e shëndetshme, por jo edhe për proçeset me rëndësi për vendin dhe për shqiptarët.”

Lideri i BDI-së bëri thirrje për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, e cila, sipas tij, ndaloi tragjeditë dhe hapi rrugën për dialog dhe paqe. Ai theksoi se ky dokument është garantuar nga SHBA dhe BE dhe është një akt historik që duhet mbrojtur.

 Ali Ahmeti 

“Marrëveshja e Ohrit është ajo që ndaloi tragjedi dhe i hapi rrugë dialogut dhe paqes dhe ne nuk pendohemi që pranuam dhe nënshkruam pavarësisht që ishte kompromis, por garant janë SHBA dhe BE.”

Ahmeti u shpreh se kërkesa për VETING është jetike për të garantuar sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve në vend.

Ali Ahmeti 

“Nuk di pse palet po i shmangen vetingut. Ne nuk terhiqemi nga kjo kërkesë. Ne kemi kërkuar të hapet hetim për çdo funskionarë. Kemi kërkuar të hapet hetim për privatizimin që u nda sipas përkatësisë etnike dhe u perjashtuan shqiptarët. Pse mos ndodhin këto, janë gurthemelet e besimit të qytetarëve ndaj shtetit.”

Përsa i përket Ligjit për gjuhët, Ahmeti theksoi se ai nuk është një dhuratë, por një fitore e arritur me mund dhe sakrificë, dhe kërkoi që të respektohet si një e drejtë e fituar me djersë e gjak.

Ai kritikoi përpjekjet për të kontestuar këtë ligj, duke e quajtur të papranueshme çdo tentativë për të minuar një dokument të miratuar me shumë mund. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share