Gjashtë muaj të Qeverisë Mickoski – s’ka ndryshime kushtetuese! VLEN nuk e mendon largimin nga Qeveria!

Pavarësisht se ka kaluar afati gjashtëmujor i premtuar nga VLEN për ndryshimet Kushtetuese, koalicioni shqiptarë që është pjesë e Qeverisē nuk mendon ta braktis ekzekutivin.

Ministri, Fatmir Limani, ka deklaruar se kush do të dalë ose do të hyjë në Qeveri, do ta vendosin qytetarët pas tre vitesh, kur pritet edhe të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Pas insistimit të gazetarëve, Limani, tha se përgjigje më konkrete lidhur me këtë pyetje do të japin krerët e VLEN.

Ndryshe, Koalicioni VLEN para se të bëhej pjesë e Qeverisë pati premtuar se do ta obligojnē partnerin e koalicionit që brenda gjashtë muajve t’i bëjë ndryshimet Kushtetuese.

Kritika në adresë të VLEN, kanë bërë dje partitë që formojnë koalicionin opozitar, Fronti Europian, kurse Taravari ka premtuar takim të liderëve të VLEN për të përcaktuar strategjinë e veprimit dhe për të vendosur nëse mbesin ose dalin nga Qeveria. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share