Produktete ushqimore janë shtrenjtuar, me DPMNE-në qytetarët varfërohen. LSDM-ja vazhdon të kritikojë masat qeveritare për uljen e çmimeve duke rikujtuar edhe një herë se Mickoski dhe partia e tij refuzojnë rritjen e pagës minimale dhe nuk e pranojnë propozimin e LSDM-së për shfuqizimin e TVSH-së për ushqimin.
LSDM
“Ushqimi është shumë i shtrenjtë, çmimet e produkteve bazë po rriten në qiell. Nga shporta e Vitit të Ri përveç tregtarëve nuk përfitojnë qytetarët. Të dhënat e fundit tregojnë se shporta minimale sindikale për muajin dhjetor është rritur për 840 denarë dhe arrin në 62.861 denarë. Nuk mjaftojnë as dy paga minimale për nevojat themelore të njerëzve”
Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas partisë në pushtet, LSDM-ja ishte kreatori i inflacionit dyshifror që goditi standardin e qytetarëve. VMRO-DPMNE rikujton se socialdemokratët rritën pagat e funksionarëve kurse I ulën të punëtorëve.
VMRO-DPMNE
“Tani u liruan çmimet e mbi 1.100 produkteve dhe kjo do të vazhdojë. LSDM-ja në këtë mënyrë po tregon se është kundër zbritjes së çmimeve për qytetarët. Institucionet shtetërore do të dalin në terren dhe duhet t`i dënojnë të gjithë ata që përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Ky është dallimi me funksionimin e ligjeve tani dhe në kohën e LSDM-së”
Ndryshe, për nevojat themelore, një familjeje katëranëtarëshe, gjatë dhjetorit, nevojiten 62.861 denarë. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta minimale sindikale është rritur për 840 denarë krahasuar me nëntorin.
Sindikatat shfaqin shqetësime për shkak se tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe sic thonë, është evidente se kanë rritur cmimet. /tvklan.mk