AUV kontrollon paketat festive të Vitit të Ri! Janë gjetur produkte të skaduara…

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në magazina për paketimin e pakove të Vitit të Ri, markete dhe dyqane që shesin pako për Vitin e Ri. Në kuadër të 62 kontrolleve të kryera, u konstatua se 4 operatorë kishin pako të shënuara në mënyrë të parregullt.

Në rastin e 3 llojeve të paketimeve u konstatua se paketa kolektive nuk ka datë skadence, pra datën e qëndrueshmërisë minimale të produkteve që përmban paketa e Vitit të Ri, për këtë arsye është urdhëruar tërheqja e tyre nga shitja.

“U krye kontroll i përmbajtjes së 62 paketave të Vitit të Ri. Në 2 pako janë gjetur produkte të skaduara, si dhe me afat të shkurtër skadence deri më 12.2024. Gjithashtu janë vërejtur ndryshime organoleptike të produkteve në paketimet kolektive që kanë një jetëgjatësi të përcaktuar”.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share