Disa parashikime rrëqethëse të bëra nga bullgarja Baba Vanga duket se janë realizuar këtë vit, pasi ajo parashikoi krizën ekonomike dhe përkeqësimin e krizës klimatike që mbërtheu botën.
E njohur gjithashtu si Vangeliya Pandeva Gushterova, Baba Vanga u bë e famshme në Evropën Lindore në mesin e shekullit të 20-të për fuqitë e saj të supozuara të parashikimit.
Ajo lindi në vitin 1911 dhe humbi shikimin kur ishte vetëm 12 vjeç pasi një stuhi goditi fshatin e saj, pas së cilës ajo pretendoi se mund të shihte të ardhmen. Baba Vanga vdiq në vitin 1996.
E disa nga parashikimet e saj për vitin 2024, duket se kanë qenë të sakta.
Një nga parashikimet e saj ishte për një krizë ekonomike që do të shkaktonte rritje të tensioneve në mbarë botën.
Edhe pse ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit pak këtë vit, shumë njerëz po vazhdojnë të mbështeten në bankat ushqimore për të ushqyer veten dhe familjet e tyre. Pasiguria mbizotëron anembanë botës, me miliarda që luftojnë financiarisht mes inflacionit dhe shkurtimeve të vendeve të punës.
Një tjetër nga vizionet e saj për vitin 2024 ishte kriza alarmante klimatike, pasi ajo vuri në dukje “sfidat mjedisore”.
Me pak më shumë se një javë deri në vitin e ri, 2024 do të jetë më i ngrohti i regjistruar. Në mbarë botën ka pasur ngjarje ekstreme të motit që kanë kushtuar jetë njerëzish.
Kohët e fundit, në Valencia, reshje të mëdha shiu shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse të cilat mbuluan zona që nuk ishin përmbytur kurrë më parë, duke i kthyer rrugët në lumenj.
Diku tjetër, disa vende në Evropë përjetuan reshje rekord në shtator, duke përfshirë Poloninë, Çekinë, Austrinë, Rumaninë, Hungarinë, Gjermaninë dhe Sllovakinë.
Në SHBA, temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta të oqeanit shkaktuan një stuhi të kategorisë së pestë, të njohur si Uragani Beryl.
Sezoni i tajfunit në Filipine solli gjashtë stuhi masive në një muaj, duke prekur miliona njerëz.
Ndërsa vapa ekstreme në Meksikë vrau qindra njerëz.
Një tjetër parashikim që rezultoi jashtëzakonisht i saktë ishte se ka pasur përparime mjekësore për kancerin dhe Alzheimer.
Në vitin 2024, mjekët krijuan teste të reja për të zbuluar kancerin tek ata nën moshën 18 vjeç, si dhe patën përparime në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.
Ndryshe, një nga parashikimet e saj që nuk duket se është realizuar këtë vit është përdorimi i armëve biologjike nga një komb i fuqishëm.