Nga BDI akuzojnë VLEN-in se për gjashtë muaj premtime nuk u bë asgjë dhe asnjë premtim konkret nuk u mbajt.
“Sot janë mbushur saktësisht gjashtë muaj që kur kjo qeveri u formua me premtimin e madh të Vlen: “Nëse brenda gjashtë muajve nuk zhbllokohet rruga evropiane, do të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në qeveri.”
Gjashtë muaj më vonë, integrimi evropian mbetet i bllokuar, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mashtrohen me iluzione dhe fjalë të kota!
Asnjë përparim konkret, asnjë veprim i guximshëm – vetëm heshtje dhe justifikime nga një koalicion që ka ndërtuar gjithë ekzistencën e tij politike mbi manipulime dhe mashtrime.
Thanë se nuk do të bëjnë Qeveri pa ndryshime kushtetuese!
Nënshkruan edhe Dokument për këtë gjë qysh para zgjedhjeve. Pastaj poashtu premtuan se pas zgjedhjeve në BE dhe Bullgari do ti bëjnë ndryshimet kushtetuese.
Pastaj thanë për 3-4 muaj. E në fund thanë para Vitit të Ri, brenda 6 muajve!
Vlen ka tradhtuar besimin e shqiptarëve!
Ky premtim i rremë për integrimin evropian ishte thjesht një tjetër mashtrim për të ruajtur pushtetin, për të blerë kohë dhe për të fshehur dështimet e tyre katastrofale. Shqiptarët nuk do të tolerojnë më një politikë që shërben interesat personale dhe klanore në vend të interesave kombëtare dhe europiane.
Sot, kur afatet e tyre kanë skaduar, pyesim: A do ta mbajnë premtimin që vetë e dhanë? Apo edhe kjo do të jetë një tjetër kapitull në historinë e mashtrimeve të tyre?
Manipulimi ka arritur kufirin e tij.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të ndershëm dhe të guximshëm, jo një politikë që mbijeton mbi kurrizin e tyre duke u tallur me fatin dhe aspiratat e një populli të tërë.
Vlen, koha juaj për mashtrime ka mbaruar!
Tregoni integritet ose pranoni publikisht se politika juaj nuk është gjë tjetër veçse një iluzion për të mashtruar qytetarët dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht!
Shkurt dhe shqip: Vlen- S’vlen” – thonë nga BDI. /tvklan.mk/