Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, premtoi se që ditën e parë të mandatit të tij “do të ndalojë çmendurinë transgjinore”.
“Do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar sakatimin gjinor të fëmijëve dhe për të përjashtuar personat transgjinorë nga ushtria dhe nga shkollat tona fillore dhe të mesme,” tha Trump në një ngjarje për të rinjtë konservatorë në Phoenix, Arizona.
Ai shtoi se politika zyrtare e SHBA-së për këtë çështje do të jetë që ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore.