Aida Doçi ndan një shqetësim të saj me nënat

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi ka ndarë një shqetësim me nënat ndjekëse në Instagrami, duke treguar se vajza e saj zgjohet në orët e vona të natës.

Ajo është shprehur se kjo gjë ndodh shpesh dhe se vajza nuk e vazhdon gjumin në asnjë mënyrë, përcjell Klankosova.tv.

“Hey nëna të dashura, a ju ka ndodhur edhe juve që të zgjohen fëmijët tuaj në orë të vona sikur vajza ime. Kjo ndodh shpesh dhe nuk e vazhdon gjumin kurrsesi, duhet me dal nga dhoma, me shku në sallon me qëndru rreth 2 orë e pastaj me u mundu me vështirësi me zënë gjumi prapë, flenë dikur nga ora 05:00, 05:30 edhe zgjohet në ora 07:00”.

“Tingëllon rraskapitëse, por nuk është aq e lodhshme se nuk përton asnjëherë për fëmijën tënd, thjeshtë të mundon fakti pse ndodh shpesh kjo”, ka shkruar Doçi rreth orës 03:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share