Manchester City humbet sërish, Guardiola ka ende mbështetjen e futbollistëve

Manchester City nuk po arrin dot të dalë nga kriza. Ndaj Aston Villa në kampionat pësoi humbjen e nëntë në 12 takime, një ecuri që nuk kishte ndodhur ndonjëherë nën drejtimin e Pep Guardiola, i cili po kritikohet gjithmonë e më shumë. Por fituesi i 18 trofeve me City në 8 vite aty mbështetet ende nga lojtarët e tij.

“Besojmë ende tek ai. Do të gjejë një zgjidhje, e ka bërë gjithmonë. Ne kemi nevojë për mbështetje sot më shumë se kurrë”, tha Haaland.

Marrëveshja e Pep Guardiola me Manchester City është e vlefshme deri në 30 qershor të 2027. Megjithatë kohët e fundit është vendosur në diskutim vazhdimisht në media qëndrimi i tij pas këtij sezoni edhe pse deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga klubi apo vetë trajneri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share