NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”/ Uji nga ujësjellësi i Shkupit i sigurt për pije!

Uji në ujësjellësin e Shkupit mund të shfrytëzohet pa pengesa që do të thotë se është i sigrt për pije – njoftoi Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Njoftimi vjen pas ndërprerjes së djeshme disaorëshe të ujit, ku me mungesë u përballën pjesa më e madhe e Shkupit si dhe analizave të bërë nëpër shumë pika.

“Monitorimi përfshiu 9 vende kyçe; Autokomandë, Hasanbeg, Maxhari, Novo Lisiçe, Qendër, Draçevë, Përzhinë, Gjorçe Petrov dhe Karposh ku ishin marrë mostra nga uji për pijes dhe ishin bërë testime fiziko-kimike dhe mikrobiologjike” – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Krahas matjeve në terren, sic thonë nga Ndërmarrja Publike, testime janë bërë edhe me metodë standarde dhe kromatografi jonike për analizën fiziko-kimike. Në matjet janë kyçur edhe analizat mikrobiologjike.

NP “UJËSJELLËSI DHE KANALIZIMI”

“Duam ta njoftojmë opinionin se nga rezultatet, të gjitha mostrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike janë konform Rregullores për siguri të cilësisë së ujit për pije, me çka konstatuam se uji nga sistemi i ujësjellësit të qytetit të Shkupit është i rregullt sanitarisht dhe mund të shfrytëzohet nga qytetarët”

Sipas një paralajmërimi paraprak, një pjesë e madhe e Shkupit në oërt e vona të natës së të premtes mbeti pa ujë për pije.

Uji nisi të kthehet dje rreth orës 18.00, varësisht komunave kurse deri në mbrëmje, të gjithë komunat e Shkupit u furnizuan me ujë.

Shkaku I ndërprerjes së ujit ishin aktivitetet për sanimin, rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share