Ndahen për fundvit nga 100 euro për secilin fëmijë, Kurti: Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në një konferencë për media tha sot se ka ftuar këtë konferencë për të ndarë lajme të mira, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë të diel me diell. Pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, tha ai duke njoftuar edhe për sivjet ndarjen e nga 100 eurove për secilin fëmijë.

Kurti tha se rritjen ekonomike qeveria e shpërndan me të gjithë, sidomos ata që kanë nevojë të ndjejnë dorën e shtetit.

Ndonëse, sipas tij proklamoheshin si përparësi më parë, buxheti për fëmijët ishte zero sikurse, dhe për nënat lehona, por tani Kurti tha se qeveria siguroim buxhetin duke iu bashkuar listën së vendeve shumë më të zhvilluar ekonomikisht në mbështetjen e skemës financiare për fëmijët.

Kryeministri Kurti tha se mbi 400 mijë fëmijë janë tani që marrin shtesat.

Ai tha se kjo qeveri bëri dhe shtesat për lehonat. “Ishin mësuar që buxheti të vihej në dispozicion për një grup të caktuar të njerëzve. Ne e bëmë shtetin për gratë, shtetin për fëmijët”, tha Kurti

“Nga 0-16 vjeç të gjithë fëmijët edhe sivjet nga 100 euro secili do të përfitojnë”, tha Kurti duke theksuar se si çdo vit kur ka rritje te buxhetit po ndahen nga 100 euro për fëmijët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share