Nuk duhet të shfuqizohet “e diela ditë jo pune”, por disa veprimtari duhet të lirohen – thotë Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë. Ai nuk pret manipulime me shportën e Vitit të Ri, kurse masë të njëjtë paralajmëron edhe për Pashkë e Bajram. Sipas tij, nuk parashihet edhe rritja e moshës për pensionim.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat “shporta konsumatore” edhe gjatë kohës së festave tjera, sikurse për Pashkët dhe Bajramin.
Kjo do të thotë se me intervenimin e ekzekutivit, do të vazhdojë kufizimi I përkohshëm I marzhave për disa kategori të produkteve.
Por, çfarë dobie kanë qytetarët nga kjo masë qeveritare?
Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Ministri Durmishi, pohon se çdo familje do të kursejë nga 1.300 denarë.
“Sipas të dhënave nga shporta e vjeshtës ku ngrimë çmimet për 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë, atje ishin përfshirë rreth 73 grue prodhimesh, kjo masë dha rezultate. Çmimet ishin ulur, kursimi për një familje katëranëtarëshe ishte rreth 1.300 denarë. Këtë e treguan edhe sindikatat me shportën e tyre sindikale, ku gjatë asaj periudhe, harxhimet për ushqim dhe pije ishin ulur për 965 denarë. Do të thotë, nëse marrim parasysh këtë masë që ishte për 73 grupe produktesh, normalisht se kjo masë që tejkalon mbi 1.000 produkte, të mbështetur nga 95 kompani, do të ketë rezultate të mëdha” – tha Durmishi.
Ministri Durmishi pohon se do të vazhdojnë “shportat konsumatore” pavarësisht se tashmë është në fuqi Ligji për praktika jo të ndershme tregtare. Ky ligj, për momentin, është në fazë kalimtare, ka hyrë në fuqi por shteti nuk shqipton dënime, por vetëm tërheq vërejtje.
“Sipas këtij ligji, rabati dhe harxhimet tjera shtesë duhet të kufizohen në 10%. Më parë ishte deri 20% dhe deri 35%. Tani kur të adaptohen faturat midis prodhuesve dhe tregtarëve, kur të kufizohet në 10%, do të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë. Si Qeveri bashkë me Odën e biznesit do të punojmë për të përmiërsuar standardin jetësor dhe normalisht se do të ketë masa tjera sikurse ajo e Ramazanit, Pashkëve e të ngjashme” – tha Besar Durmishi.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ministri Durmishi, thekson se po mendohet që për disa veprimtari të shfuqizohet e diela si ditë jo pune.
Ai përsëriti qëndrim e Qeverisë se nuk do të rritet kufiri I moshës për pensionim, duke shtuar se Fondi për Sigurim Pensional do të mbushet me më shumë punësime. /tvklan.mk/