Problemi me ujin në Shkup! Përfundoi sanimi i ujësjellësit – normalizohet situata!

Shkupjanët nisën të furnizohen me ujë për pije. Defekti është sanuar.

Pas disa orë pa ujë, problemi është zgjidhur, madje më shpejtë se sa që planifikohej – tha Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska.

Ekipet e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” nga mëngjesi kanë qenë në terren ku ishin angazhuar 160 persona dhe 150 të tjerë si mbështetje administrative, për të mënjanuar defektin në gypin kryesor që la dy të tretat e Shkupit pa ujë.

Krahas rikonstruimit për të përmirësuar sistemin e ujësjellësit, sipas Kryebashkiakes së Shkupit, Danela Arsovska, ndjeshëm do të ulet humbja e ujit.

Ujë do të ketë për amvisëritë, por nga Instituti për Shëndet Publik, rekomanduan masa preventive që me kujdes të shfrytëzohet për shkak se duhet kohë derisa uji të jetë I sigurt për pije.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share