Vdekja e foshnjës 7 muajshe! Memedi: Viktima është kontrolluar nga specialisti!

Përkundër Raportit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ku thuhet se në momentin e kontrollit të foshnjës 7-muajshe, që ndërroi jetë në Klinikën për Fëmijë, nuk ka qenë I pranishëm specialisti, Drejtori i Spitalit, Rexhep Memedi, siguron se në Klinikë në çdo kohë ka nga dy specialistë.

REXHEP MEMEDI 

“Fatkeqësisht foshnja që ndërroi jetë ka marrë trajtimin profesionist dhe mjekësor që nga dita e parë. Por, fatkeqësisht, dihet se jo çdoherë arrijmë të shpëtojmë jetët e fëmijëve. Do të ketë mbikqyrje profesionale por sipas njohurive tona edhe atë ditë është kontrolluar nga specialistët tanë dhe të klinikës për sëmundje infektive dhe është konstatuar se për momentin foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.”  

Drejtori Memedi thotë se ende nuk e ka marrë Raportin e Inspektoratit lidhur me vdekjen e foshnjës 7-muajshe, sipas së cilit, janë konstatuar lëshime.

Rasti në fjalë do të shqyrtohet edhe nga Komisioni I ekspertëve që është formuar nga Ministri i Shëndetësisë.

I ati I viktimës kishte deklaruar se foshnja nuk ishte hospitalizuar në kohë dhe se gjatë gjithë javës kishin shkuar nëpër mjekë.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share