Ofendoi Ilire Dautin në Kuvend, qytetarët e quajnë të turpshme sjelljen e Rijad Shaqirit!

“Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty”, kështu i tha deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dautit, gjatë debatit në komision parlamentar në lidhje për ligjin për arsim të mesëm.

Sjellja e Shaqirit u kritikua mënjëherë nga Bashkimi Demokratik për Integrim të cilët edhe kërkuan dorëheqjen e tij, për shkak të diskriminimit gjinor dhe gjuhës së përdorur.

E jo vetëm BDI, por shumë qytetarë kanë kritikuar sjelljen e Shaqirit ndaj Dautit.

Rrjetet sociale kanë vërshuar me komente ndaj gjuhës diskriminuese të Shaqirit, duke e quajtur atë veprim të turpshëm.

Disa nga komentet

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share