Duhej të përfundonte në vitin 2009! Stadiumi i Valencias nuk është ndërtuar për 5798 ditë…

Në shkurt 2009, Valencias iu desh të ndalonte ndërtimin e stadiumit ‘Nou Mestalla’, të cilin e kishte nisur dy vjet më parë.

‘Lakuriqët’ ishin në vështirësi financiare dhe puna duhet të rifillojë më 10 janar, 5,798 ditë pasi u ndërpre, zbuloi presidentja e klubit, Lay Hoon Chan.

Plani për ndërtimin e stadiumit të ri u prezantua në nëntor të vitit 2006 dhe kapaciteti i planifikuar ishte 80.000 vende, ndërsa kostoja e parashikuar varionte nga 250 deri në 300 milionë euro.

Stadiumi duhej të ishte gati për sezonin 2009/2010, por nuk u përfundua.

Me kalimin e viteve, u vendos që ‘Nou Mestalla’ të bëhej stadiumi i shtatë më i madh në Spanjë, në vend të i treti më i madh siç ishte planifikuar fillimisht.

 

 

Shtatë vite më parë u vendos që të mjaftonin 54 mijë vende, ndërsa në vitin 2021 u përmend një numër edhe më i vogël, u tha se do të kishte një kapacitet prej 43 mijë deri në 50 mijë vende.

Mirëpo pas negociatave të reja mbërritën edhe informacioni për fillimin e punimeve.

Punëtorët do të kthehen më 10 janar dhe do të nisë finalizimi i projektit, i cili duhet të përfundojë për 30 muaj dhe do të ketë 70 mijë vende.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, ‘Nou Mestalla’ do të presë Kupën e Botës në vitin 2030, edhe pse u hoq nga ajo listë pesë muaj më parë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share