Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në qytetin rus të Kazanit.Si pasojë autoritet kanë vendosur mbylljen e aeroportit të qytetit dhe kanë ofruar strehim dhe ushqim për të evakuarit.
Ukraina iu kundërpërgji menjehërë sulmit rus që dëmoit disa seli diplomatike, mes tyre dhe ambasadën shqipatare në Kiev.
Sipas autoriteteve ruse dronë me origjinë ukrainase kanë goditur ndërtesa të larta banimi në qytetin rus të Kazanit. DIsa kamera amatore, kanë fiksuar sulmin kur dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe të cilat shpërthejnë në flakë.
Si pasojë e kësaj vale sulmesh autoritetet kanë vendosur të mbyllin aeroportin e qytetit duke pezulluar përkohësisht fluturimet ajrore.
Kryebashkiaku i Kazanit tha në Telegram se të gjitha aktivitetet e planifikuara në qytet do të anulohen gjatë fundjavës ndërsa u është ofruar strehim të avakuuarve.
Sulmet në qytetin rus vijnë pas një sulmi ukrainas të premten në qytetin Rylsk në rajonin Kursk të Rusisë ku u vranë 6 persona, mes tyre dhe një fëmijë.