Vuçiq premton banesa për të rinjtë, por studentët nuk i ndalin protestat!

Gjatë një adresimi televiziv, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, bëri publike një sërë masash qeveritare që targetojnë të rinjtë.

Sipas Vuçiqit, shteti do të subvencionojë blerjen e banesave për të rinjtë deri në 100.000 euro, kurse të papunët nga 20 deri 35 vjec mund të fitojnë banesa.

Zbatimi I masës, sipas Vuçiqit, nis nga 1 marsi.

Këto madsa që targetojnë të rinjtë, vijnë në kohën kur në Serbi studentët tashmë kanë nis protestat dhe bllokimin e universiteteve duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona.

Qeveria serbe me presion të opinionit, në ueb-faqen e saj publikoi dokumentacionin e rikonstruimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, që zyrtarisht ishte hapur në korrik të këtij viti.

Por, Fakulteti i Ndërtimtarisë së Universitetit të Beogradit ka njoftuar se në dokumentacionet e publikuara mungon dokumenti kyç I rikonstruimit.

Ndërkohë, vazhdojnë protestat me moton “Ndalu Serbi”. Studentëve që bllokojnë fakultetet shtetërore u janë bashkangjitur edhe punonjësit e arsimit që kishin ndaluar aktivitetet nëpër shkolla.

Punonjësit e arsimit mbështesin kërkesat e studentëve por kanë kundërshtar vendimin e Qeverisë serbe për të shkurtuar gjysmëvjetorin e parë.

Ndërkaq, opozita serbe nëpër rrjete sociale ka publikuar një video ku thonë se është sulmuar lideri opozitar Dragan Gjilas. Sulmi sipas opozitës serbe është kryer nga aktivistë të partisë në pushtet SNS derisa Gjilasi ishte përpjekur të hiqte pllakatet me përmbajtje ofenduese ndaj tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share