Shkelen me veturë një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani

Një person ka shkelur me veturë një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani.

Dpa njoftoi se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut.

Një përfaqësues i qeverisë lokale tha se disa njerëz janë lënduar dhe disa mund të kenë vdekur, raporton skynews, duke cituar radion publike MDR.

 

Policia gjermane njoftoi se po zhvilloheshin operacione të gjera në tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut.

Tregu në qendër të qytetit u mbyll dhe më shumë raportime do të pasojnë, shtoi policia.

Magdeburg, i cili ndodhet perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i shtetit Saxony-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240 mijë banorësh. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share