Shefi i Real Betisit flet për mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit

Gjatë verës, Real Betisi kishte shfaqur interesim serioz për ta rikthyer në radhët e tyre mesfushorin Dani Ceballos. 

Sidoqoftë një marrëveshje nuk ishte e mundshme për shkak të çmimit të kërkuar nga Real Madridi i cili u konsiderua si i ekzagjeruar, ani pse kjo nuk ka zhdukur përpjekjet e tyre për transferimin e spanjollit. 

Betis besohet se është ende i interesuar për Ceballos dhe para përballjes ndaj Helsinkit të enjten në Ligën e Konferencës, presidenti Angel Haro foli për yllin e Real Madridit. 

“Dani është një lojtar i madh dhe në një mënyrë ai ka shfaqur interesimin e tij për të luajtur sërish për Betisin një ditë, njësoj si lojtarët e tjerë të cilët u larguan në një moshë të hershme dhe kanë ëndrrën që të pensionohen tek Betisi”, ka thënë Haro. 

Rëndësia e Ceballos në ekipin e Real Madridit është rritur gjatë javëve të fundit për shkak të paraqitjeve të tij të mira. 

Megjithatë, ai sërish mbetet mbrapa emrave si Jude Bellingham, Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Luka Modric. 

Për këtë arsye, një rikthim tek Betisi mund të ndodhë jo më larg se në 2025 me të dy ekipet që pritet të ulen në tavolinë për të gjetur gjuhën e përbashkët./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share