Ministria e Jashtme e Ukrainës thotë se gjashtë ambasada të ndryshme janë dëmtuar nga sulmi raketor i Rusisë në Kiev këtë mëngjes.
Raketat goditën kryeqytetin rreth orës 7:00, duke vrarë një person dhe plagosur 12, njoftuan autoritetet lokale.
Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi ndodhen në një ndërtesë të dëmtuar rëndë nga sulmi rus.
“Në ambientet (ambasadat) janë dëmtuar dritaret, dyert dhe tavani. Ky është një sulm absolutisht barbar nga Rusia ndaj institucioneve diplomatike”, tha zëdhënësi Heorhii Tykhyi.
Deri më tani nuk u raportua për viktima në mesin e stafit diplomatik, shkruan skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.