Rama: Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen peng në Hagë!

Pjesë të fjalimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë që po ndodh me krerët e UÇK në Hagë.

Ai e ka quajtur procesin ligjor kundër përfaqësuesve të UÇK në Hagë si të parregullt.

“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së? Pa Hashim Thaçin e shokët e tij, që udhëtuan bashkë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosen e të tjerët, për të takuar historinë e re të shqiptarëve këtej bjeshkëve, nuk e dimë se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në fillim të këtij shekulli. Por, e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa në krye Hashim Thaçin”, u shpreh Rama.
“Por, sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës. Unë nuk e kam diskutuar kurrë të drejtën e asaj Gjykate Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, por ka një dyshim shumë të madh se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e tij janë nën standardet e drejtësisë të të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate,” tha Rama.

“Unë nuk rri dot pa ua thënë çudinë time se në këtë sallë nuk është marrë asnjë nismë për t’i kërkuar përmes një resolute ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me shqetësimet mbi standardet e asaj gjykate. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është gjëmë e madhe për ata 4 persona dhe për integritetin e drejtësisë ndërkombëtare. Nuk mund të lejohet që ajo gjëmë, nëse është gjëmë, ta bëjë dëmin e vet. Dua ta dini që nëse Kuvendi i Kosovës do e ndërmerrte nismën për këtë rezolutë për të ndarë shqetësimin dhe nëse do të na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Shqipëria, PS do të angazhohej që të njëjtën nismë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, shtoi Rama.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share