Sot mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë! Marrin pjesë edhe Rama e Kurti

Sot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Siç është bërë e ditur ditë më parë pritet që të jenë në total 130 deputetë të pranishëm në këtë mbledhje. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share