Gjyqësori! Kallajxhiev e Davidoviq: Politika ka ndikim në gjyqësor, ligje ka mirëpo nuk zbatohen siç duhet

Profesori universitar Goran Kallajxhiev i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se gjyqësia në vend ka mjaftueshëm ligjë që janë në koordinim më ato ndërkombëtarë evropiane, mirëpo zbatimi i tyre është i mangët shkaku i ndikimeve politike në gjyqësor.

“Unë nuk e shoh problemin tek gjyqësia sa e shoh tek politika, sepse politikaa e ka korruptuar sistemin gjyqësor. Politika t’i mbajë duart larg nga gjyqësori, vetëm atëherë do të kemi rezultate korrekte dhe kthim besueshmërie tek drejtësia në RMV”, tha Kallajxhiev.

Avokati Zvonko Davidoviq u shpreh se politika nuk ka ndërhyrë vëtëm në gjyqësi por në të gjitha sferat kryesore të jetës, teksa arrestimet e fundit nga qeveria aktuale i quajti si veprime për pikë politike.

“Ndikimi politik ka ndërhyrë gjithkund, edhe në gjyqsor, edhe në sistemin shëndëtësor edhe në arsim dhe kjo është e dëmshme për vendin. Deklaratat që dëgjojmë së fundmi të tipit, “Qeveria dëgjoi zërin e qytetarëve dhe filloi arrestimet”, është deklaratë qesharake për pikë politike, sepse nuk vendosin qytetarët për arrestimet, por prokuroria sheh nëse ka dëshmi ose dosje kriminale ndaj ndonjë individi…”, tha Davidoviq. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share