Deklarohet fajtor Haxhi Shala

Haxhi Shala është deklaruar fajtor për marrëveshjen që ka punuar lidhur me pranimin e fajësisë bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm për marrëveshjen në fjalë pasi ishte në gjuhën shqipe dhe e kishte kuptuar.

“Kam komunikuar edhe me avokatin tim dhe plotësisht jam dakord me këtë marrëveshje. I kuptoj edhe pasojat edhe të gjitha”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share