Rasti “Llotaria Shtetërore”/ Alispahiq: Në një situatë të këtillë absurde përgjegjësi duhet të mbajë gjithë Qeveria

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dyshohet për “ Keqëpërdorim në shërbim”, pasi drejtonte një seancë qeveritare në kohën kur Qeveria ngarkoi Lotarinë Shtetërore të merrte terminalet VLT për të nisur në mënyrë të pavarur organizimin e lojërave elektronike të fatit.

Megjithatë, pyetja është nëse Grubi mund të jetë i vetëm përgjegjës për një vendim kolektiv të qeverisë. Ai e drejtoi seancën, por vendimin e mori e gjithë qeveria me votim.Eksperët juridik thonë se ky veprim I Prokurorisë është pakuptueshëm pasi Qeveria është organ kolektiv dhe vendimet atu nuk I mer një individ që është pjesë e saj. Avokati Asmir Alispahiq thotë se në një situartë të këtillë apsurde nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë vendim, ajo duhet të jetë e gjithë qeveria, dhe jo vetëm ndonjë nga anëtarët e saj.

“Mmund të theksoj vetëm se është vërtet e çuditshme se si mund të hapet një hetim për një Zv. Kryeministër i cili drejtoi seancën ku u mor një vendim i përbashkët dhe kolektiv, një vendim i gjithë qeverisë për blerjen specifike të makinerive të caktuara, me sa kuptova nga lotaria shtetërore. Shtrohet pyetja, pikërisht ajo që thatë, nëse mund t’i atribuohen veprime subjektive kryetarit të qeverisë, ndërkohë që nuk ka asnjë përgjegjësi nga ana e anëtarëve të tjerë të qeverisë apo atij që ka marrë pjesë në të si kryetar i qeverisë. . Ajo që kam dëgjuar edhe në media, realisht nuk e di sa është e vërtetë, se në kallëzim është përfshirë edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski sepse ai e ka udhëhequr seancën e qeverisë deri në rendin e ditës së atij vendimi, i cili në fakt. nënkupton zëvendëskryeministrin vetëm me ligj ka vazhduar të veprojë në pjesën e vendimeve që kanë qenë në rend dite atë ditë” – tha Avokati Asmir Alispahiq.

Avokati nënvizon duke thënë se nuk ka asnjë provë për dëmtimin e buxhetit shtetëror nga ky vendim. Nëse makineritë nuk janë përdorur, si mund të argumentohet se ka ndodhur dëm ekonomik, pyet Alispahiq.

“Në këtë situatë mendoj se vendimi është marrë më 06.06.2023, i cili nuk është zbatuar më tutje, kështu që shtrohet pyetja themelore, nëse nuk është zbatuar, si është dëmtuar atëherë buxheti për pretendimet që pretendohet në njoftimet e prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar, thotë avokatët Asmir Alispahiq.

Anëtarët e Qeverisë nuk mund të mbajnë përgjegjësi penale për vendimet e marra, por vetëm politikisht, pra mund të merren në pyetje. Meqenëse qeveria është ndryshuar, edhe kjo nuk është më një opsion. Një pjesë e këtij hetimi ka përfshirë edhe ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili ka drejtuar seancën e qeverisë ku është miratuar vendimi për blerjen e makinerive. Sipas burimeve, ai është përmendur në kallëzimin penal të ngritur nga Prokuroria, duke e lidhur me vendimmarrjen kolektive të qeverisë.

Gjithashtu, vendimet e Qeverisë janë në fuqi që nga momenti i marrjes së tyre. Nëse dikush mendon se vendimet janë të paligjshme, mund të inicojë procedurë para Gjykatës Kushtetuese ose Administrative.

Ndrysher ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, është i dyshuari kryesor për blerjen e makinerive VLT në vlerë mbi 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro, të cilat asnjëherë nuk janë vënë në përdorim.

Sipas hetimeve, Bajrami e ka paraqitur këtë propozim qeverisë, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se nuk kishte të drejtë t’i përdorte ato makineri. /tvklan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share