Borisov kërkon që sa më shpejtë të formohet Qeveria

‘NË BE DHE NATO PO ZHVILLOHEN PROCESE PËR RMV-NË PA PJESËMARRJEN E BULLGARISË’

Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov konsiderton se në BE dhe NATO po zhvillohen procese për Maqedoninë e Veriut pa pjesëmarrjen e Bullgarisë. Ai beson se Bullgaria është e deturyar të ketë sukses në formimin e shpejtë të një qeverie të rregullt për shkak të situatës ndërkombëtare.

Lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, tha se dje ka biseduar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me fqinjin Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nga biseda kuptova se në dy-tre vitet e fundit në BE dhe NATO ka pasur shumë procese që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndodhur pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga të cilat vendi ka humbur shumë kohë. Prandaj duhet të formojmë një qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, thotë kreu i GERB-it.

Për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare konsideron ai Bullgaria është e detyruar sa më shpejtë që është e mundur të forojë qeveri të qëndrueshme.

“Unë jam optimist për formimin e një qeverie sepse ajo që shoh ndërkombëtarisht nuk na detyron si popull, si shtet, si komb”, tha ai.

Që nga fillimi i kësaj jave, ekipi negociator I partisë që ai drejton me Partinë Socjaliste kanë zhvilluar bisedime për gjetjen e shumicës parlamentare. Sipas tij, negociatat për mazhorancën dhe qeverinë po shkojnë mirë dhe sa më pak të flitet, aq më të mëdha janë shanset për sukses.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share