Edhe sot ka vazhduar një aksion i ri policor i cili është duke u zhvilluar nga Departamenti për Luftën kundër Krimit të Organizuar.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se janë kryer bastisje në disa lokacione dhe se një pjesë e bastisjeve aktualisht janë duke vazhduar.
Më shumë informacione do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve. Ndërkohë që raportohet se në Haraçinë janë gjetur armë automatike, pushkë dhe pistoleta.